Tramp në ceremoninë e shortit të KB 2026, u nderua me “çmimin e paqes FIFA”

Në qytetin amerikan të Uashingtonit, pak më parë u hodh shorti për ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Prezent në ceremoninë e organizuar nga FIFA, ishte edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, i cili morri edhe një çmim.

FIFA i ka dhënë Trampit “Çmimin e Paqes FIFA”, i pari i këtij lloji.

Në fillimin e ceremonisë u shfaq një video, ku theksohej roli i Tramp në paqen e përgjithshme në Botë. Aty shihet përpjekja e Presidentit Tramp për t’i dhënë fund konfliktit midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.

Botërori i vitit 2026 për herë të parë në histori do të zhvillohet në tre shtete, edhe atë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Leave a Reply