Të reja të rëndësishme sa i takon të ardhmes së anëtarit të kombëtares shqiptare, Rey Manaj. Sulmuesi kuqezi mesa duket do të largohet nga Emiratet e Bashkuara, aty ku po luan me skuadrën e Al Sharjah, për të kaluar në një kampionat tjetër.
Manaj pritet të transferohet tek skuadra e Zhejiang Professional FC në Kinë.
Ai pritet të firmosë një kontratë 2 vjeçare, me një përfitim prej 4 milion eurosh në vit. Manaj me Al Sharjah luajti 12 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola.
