Ja sa të holla do të përfitojë Shkëndija pas kalimit në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

Shkëndija e Tetovës, më vështirë se sa pritej eliminoi sonte skuadrën kampione të Uellsit, The Neë Saints nga raundi i parë eliminatorë i Ligës së Kampionëve.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në transfertë, të besuarit e Jeton Beqirit, edhe pse ishin dukshëm kundërshtarë më i mirë në fushën e blertë, nuk arritën të fitojnë ndeshjen brenda 90 minutave.

Ndeshja në kohën e rregullt në arenën “Todor Proeski” u mbyll me shifrat 1:1, ashtu që vetëm vazhdimet sollën festën “kuqezi” midis Shkupit, kur rezervisti, Fiton Ademi, i ndihmuar edhe nga mbrojtësi i TNS, Bodenham, në minutën e 116-të arriti që të shënojë atë gol shumë të kërkuar.

Në fund fitore 2:1 për Shkëndijën, skuadër kjo që në këtë mënyrë arrinë të kualifikohet për në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Ky sukses, përveç që solli gëzim të madh në mesin e futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve “Ballistët”, me vete sjell gjithashtu edhe përfitime të mëdha financiare për klubin tetovar!

Vetëm pjesëmarrja në turin e parë të Ligës së Kampionëve, “kuqezinjëve” nga Tetova ju ka siguruar 300 mijë euro. Nëse shtojmë këtu edhe 400 mijë të tjera për kualifikimin në turin e dytë, Shkëndija ende pa u nxehur mirë në garat europiane, në konton e saj ka siguruar plotë 700 mijë euro.

Megjithatë, këtu nuk është fundi i përfitimeve, pasi edhe në rast eliminimi nga Steaua Bukuresht në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, Shkëndija e Tetovës, do ti vazhdojë garat në turin e tretë të Liga Europa, aty ku do të përfitonte edhe 550 mijë euro shtesë.

Pra, potencialisht 1 milion e 250 mijë euro, pa llogarritur këtu edhe përfitimet deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, ku do të shtoheshin edhe 460 mijë euro të tjera, që në total do i binte 1.710.000 euro.

Kuptohet në këtë shumë, nuk kemi futur edhe të ardhurat nga biletat e shitura, sponsorët apo edhe të drejtat televizive. (infOSport.mk)

Leave a Reply