Florent Muslija më një supergol ia siguroi fitoren e Fortuna Dusseldorfit (VIDEO)

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Fortuna Düsseldorfit ndaj Greuther Furth, në ndeshjen e javës së 17-të të Bundesliga II.

Fortuna Düsseldorf triumfoi me rezultat 2:1 në përballjen e zhvilluar në shtëpi, ndërsa Muslija kontribuoi drejtpërdrejt në të dy golat e skuadrës së tij.

Në minutën e 24-të, ai asistoi për Cedric Itten, i cili realizoi golin e epërsisë, derisa në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 65-të, Muslija u shfaq sërish vendimtar duke shënuar golin e dytë për vendasit.

GOLIhttps://streamin.link/v/0f40ea90

Greuther Furth arriti të ngushtojë rezultatin në minutat e fundit, por pa arritur ta shmangë humbjen.

Me këtë paraqitje, Florent Muslija shkon në kuotën e tre golave dhe një asistimi në Bundesliga II gjatë këtij sezoni.

Pas kësaj fitoreje, Fortuna Desseldorf mbyll gjysmën e parë të sezonit në pozitën e 16-të me 17 pikë.

 

Leave a Reply