Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë U19 eliminatoret për Evropianin e ardhshëm i nisi me një barazim pa gola kundër Irlandës së Veriut. Ndeshja e zhvilluar në Turnovë të Strumicës prodhoi një futboll të bukur, ku rastet nuk munguan nga të dyja taboret.
Të përzgjedhurit e trajnerit Dimitar Kapinkovski falë rasteve të krijuara patën mundësinë të merrnin që të tre pikët, por edhe mysafirët ishin në pozicion, veçanërisht në fund të ndeshjes, kur shumë pak mungonte që të arrinin deri tek fitorja.
Ditmir Hoxha kishte rastin më të mirë gjatë pjesës së parë, mirëpo pa mundur të përfitoj nga goditja e këndit, derisa raste mjaft të volitshme për shënim patën edhe Muhamed Kurtishi dhe Ivan Tançev.
Në anën tjetër rastin më të mirë për Irlandën e Veriut, e pati Kallum Tompson, kur në minutën e 84-të qëlloi traverzën e portës së Aleksandar Trajkov.
Ndeshjen e rradhës Maqedonia do ta zhvillojë nesër (e shtunë) po në Turnovë kundër Zvicrës me fillim në ora 13:00. (infOSport.mk)

