Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë U21 pësoi disfatë 2:0 nga Serbia, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Novi Sad gjatë ditës së djeshme, njofton “infOSport.mk”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tanevski zhvilluan një ndeshje luftarake dhe solide ndaj një kundërshtari cilësor, por nuk arritën ta kurorëzonin paraqitjen e tyre me një rezultat pozitiv, pasi në fund pësuan disfatë me një negativë prej dy golash.
Serbia kaloi në epërsi në minutën e 16-të përmes Veljko Milosavljeviçit, gol ky që ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, Tanevski bëri disa zëvendësime, duke u dhënë mundësi për të luajtur një numri më të madh futbollistësh.
Maqedonia pati disa momente të mira. Në minutën e 64-të, Trajkov e gjeti rrjetën pas asistimit të Velkovit, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Ekipi U21 rrezikoi edhe dy herë të tjera, mirëpo në të dyja rastet goditjet përfunduan pranë shtyllës. Me kalimin e kohës, shpresat futbollistike të vendit tonë shtonin presionin në drejtim të portës kundërshtare, mirëpo pa rezultat.
Këtë më së miri e shfrytëzuan futbollistët serb, që në minutat shtesë të takimit përmes Gjorgje Petroviç shënuan edhe golin e dytë, për rezultatin përfundimtarë, Serbia U21 – Maqedonia U21, 2:0.
MAQEDONIA U21: Lj. Xhekov, Velkov, Murati, Gj. Xhekov, Danev, Nikolovski, Veliçkovski, Gjorgjevski, Trajkov, Arizankoski, Manojlov.

