Alonso shumë pranë rinovimit me McLaren

Fernando Alonso është shumë pranë rinovimit me skuderinë e McLaren. Konfirmimi vjen nga shefi i garave të skuadrës angleze Eric Boullier, ndërsa një gjë e këtillë ka bërë që edhe Alonso të shfaqë dëshirën për të vazhduar aventurën e tij me McLaren, pavarësisht vështirësive që ka hasur me këtë skuadër në vitet e fundit, duke regjistruar rezultate shumë të dobëta.

Ishte folur shumë gjatë muajve të kaluar për një largim të 2-herë kampionit të Botës nga skuadra angleze por në pamundësi për tu transferuar në një skuadër të madhe si Mercedes apo Ferrari, piloti spanjoll ka pranuar ofertën e rinovimit me McLaren pasi beson te potenciali i skuadrës dhe është i bindur se sezonin e ardhshëm do të luftojë për vendet e para të renditjes.

Leave a Reply