Ahmed Musa: “Sa herë që luaj kundër Argjentinës dhe Messit realizoj dy gola”

Dy golat e realizuara nga Ahmed Musa i dhanë fitoren Nigerisë, 2:0 ndaj Islandës, që tashmë shpreson të kualifikohet për në fazën tjetër të botërorit “Rusi 2018”, por duke i dhënë shpresë edhe kombëtares së Argjentinës.

Më 26 qershor, Nigeria do të përballet pikërisht me Argjentinën, për të siguruar një biletë për më tej, në një sfidë që parashikohet spektakolare, emocionuese dhe me gola. Dy prej të cilave i premton se do t’i shënojë pikërisht Musa.

“Sa herë që luaj ndaj Argjentinës dhe ndaj Messi kam shënuar gol. Para katër vitesh, në botërorin e zhvilluar në Brazil, realizova dy gola ndaj Argjentinës (luante edhe Messi). Kur shkova te Lesteri dhe luajtëm ndaj Barcelonës (luante edhe Messi) realizova dy gola. Ndaj, gjithçka mund të ndodhë, mund të realizoj sërish dy gola. Kjo ndeshje ndaj Argjentinës është e rëndësishme për Nigerinë, pasi jemi të detyruar të fitojmë”, u shpreh Musa.

Sulmuesi Musa është bërë edhe golashënuesi më i mirë i Nigerisë në Botëror, me 4 gola, përfshirë këtu edhe dy golat e Botërorit të vitit 2014-të.

Leave a Reply