Lajm jo i mirë për Bajernin, ndaj Liverpullit pa Robenin

Arjen Robben është dëmtuar sërish, me ç’rast edhe zyrtarisht është konfirmuar mungesa e tij për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian kundër Liverpullit në “Allianc Arena”.

Holandezi shpresonte se do të rikuperohej me kohë për këtë sfidë, por ai ka pësuar një dëmtim tjetër që do e mbajë përgjatë tre javëve të tjera larg fushave të blerta. 35-vjeçari ka pësuar dëmtim në pulpë sapo është kthyer në stërvitje këtë javë.

Ndeshja e fundit që ai ka luajtur ishte në nëntorin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Benfikës, kur në kuadër të ndeshjeve në grupe Bajerni kishte shënuar fitore 5:1, teksa Roben shënonte dy gola, po aq sa edhe Levandovski, teksa një gol tjetër kishte realizuar edhe Frank Riberi.

Megjithatë në kampin “bavrez” vjen edhe një lajm i mirë, e që ka të bëjë me Kingslej Koman, i cili me shumë gjasa do të luaj ndaj Liverpullit, pasi është rikuperuar me kohë.

Leave a Reply