Xhaka dhe Mustafi mundin Shaqirin (VIDEO)

Arsenali ka shënuar fitore të thellë 3:0 në ndeshjen si vendas kundër Stouk Sitit, edhe pse “topçinjtë” nuk bindën me lojën e tyre. Në “Emirates Stadium” vëreheshin vende të lira, ndërsa loja që shfaqën në takimin e sotshëm të besuarit e trajnerit Arsen Venger, dëshmoi dëshpërimin e tifozëve.

Arsenali, për të cilën skuadër si zakonisht luajtën Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka si titullarë, golin e parë e gjeti në minutën e 75-të me anë të Obamejang nga pika e bardhë. Po i njëjti futbollist në minutën e 86-të shënoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe nga loja, ndërsa po nga pika e bardhë Arsenali e shënoi golin e tretë, kësaj rradhe me autorë Lakazet.

Edhe përkundër kësaj fitore Arsenali mbetet në pozitën e 6-të me 51 pikë, teksa Stouk Siti i Xherdan Shaqirit, që sot u dorëzua përballë shokut të tij Granitit dhe Shkodranit, në 7 javët e mbetura do të duhet të luftojë shumë për të mbijetuar në Premierligë, duke pasur parasysh se me 27 pikë ndodhet vetëm në pozitën e parafundit.

Arsenal 3-0 Stoke City Goals | Match Highlights by footbie.com

Leave a Reply