Mësohet shkalla e dëmtimit të Ibrahimoviç,  ja sa do të mungojë suedezi!

Zlatan Ibrahimoviç edhe njëherë tjetër këtë edicion u bë protagonistë me golat e tij, duke ndihmuar Milanin e tij këtë herë të shënojë fitore 3:1 në transfertën në “San Paolo” ndaj Napolit. Suedezi realizoi dy gola, megjithatë në minutën e 79-të ishte i detyruar që të braktis fushën për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar.

Gjatë kontrolleve të kryera për të parë shkallën e dëmtimit, testet rezultuan se gjigandi suedez ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, me ç’rast do të mungojë për plotë 10 ditë nga fushat e futbollit.

Lajm i keq ky për tifozët e Milanit, por edhe për trajnerin Pioli, i cili do të duhet të bëjë pas Ibrahimoviçin në ndeshjet deçizive ndaj Lilës dhe Selltikut në Liga Europa, si dhe ndaj Fiorentinës në kampionat.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply