Brajton siguron Premierligën pas plot 34 viteve (VIDEO)

Brajton end Houv Albion mundi Uiganin me rezultatin 2:1, duke bërë hapin final drejt promocionit në Premierligë. Golat e Glen Marej dhe Soli Març i sollën tre pikët e mëdha Brajtonit, skuadër kjo e cila tre xhiro para përfundimit të kampionatit siguroi kualifikimin në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Brajton përballë Uiganit regjistroi fitoren e 28-të në kampionat, duke tubuar plotë 92 pikë, 7 më shumë se skuadra e dytë në tabelë Njukasëll Junajted dhe 9 më shumë se skuadra e tretë, Redingu.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Brajton vërshuan stadiumin, duke festuar së bashku me heronjtë e tyre rikthimin në mesin e më të mirëve në Angli pas plot 34 viteve.

Leave a Reply