Rekordet e golave që mbajnë firmën e Kristiano Ronaldos

Javën e kaluar Kristiano Ronaldo regjistroi edhe një rekord tjetër gjatë karrierës së tij. Ylli portugez i Realit të Madridit u bë futbollisti i parë që arriti shifrën prej 100 golave të shënuar në kuadër të kompeticioneve evropiane në nivel klubesh, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo kjo nuk është arritja e vetme e yllit të Realit të Madridit. Më poshtë ju prezantojmë të gjitha rekordet e golave, që mbajnë firmën e portugezit:

– Futbollisti i vetëm që ka arritur shifrën prej 100 golave të shënuar në kuadër të kompeticioneve evropiane.

– Më shumë gola në kuadër të një edicioni në Ligën e Kampionëve , 17 gola gjatë sezonit 2013/2014 .

– Më shumë gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve Evropian, 11 gola gjatë sezonit  2015/2016.

– Më shumë gola në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve Evropian në përgjithësi, 42.

– Më shumë “tripleta” në kuadër të një sezoni në Ligën e Kampionëve Evropian, 3 të tillë gjatë sezonit 2015/2016.

– Futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer çmimin “Topi i Artë” me skuadra nga dy kampionate të ndryshme – me Mançester Junajtedin (2007/2008) dhe Real Madridin (2010/2011, 2013/2014, 2014/2015)

– Golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 392 gola të shënuar.

– Golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Portugalisë me 71 gola.

– Golashënuesi më i mirë në kuadër të Kampionateve Evropiane, përfshirë këtu edhe ndeshjet eliminatore – 29 gola.

– Futbollisti i vetëm që ka shënuar në 4 Evropiane të ndryshme – 2004, 2008, 2012 dhe 2016.

– Më shumë gola në kuadër të Kampionateve Evropiane – 9 gola. Këtë rekord e ndanë bashkë me legjendën franceze, Mishel Platini.

– Më shumë “tripleta” në La Liga – 32.

– Golashënuesi më i mirë i Real Madridit në ndeshjet derbi kundër Atletiko Madridit – 8.

Leave a Reply