E mërkura e rezervuar për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës

E mërkura është e rezervuar për dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Shkëndijës në Tetovë do të mirëpret Vardarin me dy gola epërsi pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë në Shkup, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë që do të zhvillohet në Manastir, Pelisteri do të mirëpret  Bregallnicën. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Shtip u mbyll me barazimin 2:2, ashtu që në këtë ndeshje pritet të ketë shumë paqartësi.

Te Shkëndija mbizotëron një atmosferë e shkëlqyeshme, sidomos pas fitores në fundjavë ndaj Pelisterit në kampionat.  “Kuqezinjtë” nga Tetova janë të gatshëm për një betejë të re, të bindur për të dhënë më shumë se 100% nga mundësitë e tyre dhe për herë të dytë me rradhë të kualifikohen në finalen e madhe, ku pretendojnë të gjenden edhe Pelisteri dhe Bregallnica.

Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 16:00.

Leave a Reply