Dyshja Emini-Pejiç  më shumë gola se Tirana

Izair Emini po kalon momente të shkëlqyera në Superligën shqiptare me ekipin e Kukësit. Sulmuesi tetovar së bashku me kroatin Pero Pejiç po rezultojnë shumë  efektiv me fanellën e skuadrës kryesuese në elitën e futbollit shqiptarë, duke mos njohur asnjë disfatë edhe pas 29 xhirove.

Pero Pejiç pavarësisht moshës, vazhdon të shënojë dhe këtë e ka bërë më së miri këtë sezon duke kryesuar listën e golashënuesve me 18 gola, ndërkohë Izair Emini rezulton golashënuesi i dytë te Kukësi me 7 gola të realizuar apo i 6-ti në renditjen e përgjithshme të golashënuesve në Superligë, duke ndarë këtë pozitë së bashku edhe me 3 futbollistë të tjerë.

Pejiç dhe Emini bashkë kanë shënuar plotë 25 gola, numër më i lartë se ai i golave të realizuar edhe nga Tirana, apo Vllaznia e vendit të katërt.

Që të dyja këto skuadra kanë realizuar nga 23 gola, ndërsa dyshja e Kukësit arrin t’ia kalojë gjysmës së skuadrave të Superiores për numrin e golave të shënuar, duke pasur parasysh se edhe tre skuadra të tjera kanë shënuar më pak se ata.

Skuadra durrsake e Teutës ka të shënuar vetëm 19 gola, apo 6 më pak se dyshja sulmuese e Kukësit, e cila ka lënë shumë mbrapa edhe skuadrën e fundit në tabelë, Korabin që ka shënuar vetëm 9 gola dhe ekipin e Laçit, që pas 29 xhirove ka arritur që të shënojë vetëm 14 gola.

Leave a Reply