Kinezët zbulojnë Milanin e së ardhmes

Kinezët e Milanit zbuluan Milanin e së ardhmes. Ai do të ndërtohet bashkë me trajnerin Montella, portierin Donaruma, si dhe dyshen De Shilio dhe Suso.

Janë këto synimet e Milanit të ri, që i bëri të ditur administratori i ri i deleguar, Marko Fasone. Përveç tyre dëshira e “milanezëve” është që të mbajnë në skuadër edhe dy futbollistët e huazuar, Pashaliç e Deulofeu.

Pashaliç është i Çelsit dhe Deulofeu është i Barcelonës, që synon ta kthejë atë në shtëpi, mirëpo gjithçka do të varet edhe nga vetë dëshira e futbollistëve.

Ndërkohë mediat italiane zbulojnë edhe disa nga emrat që klubi kuqezi do të synojë për të përmirësuar ndjeshëm skuadrën dhe për të rikthyer entuziazmin te tifozeria, me një buxhet rreth 100 milionë, plus të ardhurat nga shitjet, duke nisur nga Karlos Baka.

Emri i parë i ëndërruar që mund të zëvendësojë sulmuesin kolumbian është ai i Alvaro Moratës, aktualisht pjesë e Realit, mirëpo që kërkohet me ngulm edhe nga Çelzi i Antonio Kontes. Një tjetër futbollist që bënë pjesë në planet e kinezëve është edhe Pier Emerik Aubamejang si dhe  ai i Lakazet të Lionit.

Për këtë të fundit thuhet se ai ka një parakontratë me Atletiko Madridin, ashtu që emri i katërt që shihet si zëvendësim për Karlos Bakan është edhe Simeone i Xhenoas, ndryshe djali i Diego Simeones, trajnerit të Atletiko Madridit.

Përveç sulmit, Milani dëshiron të freskojë edhe mesfushën, ndërsa ndër emrat që përfliten janë ato të De Rosit të Romës, Arturo Vidalit të Bajernit të Munihut, Cesk Fabregasit të Arsenalit dhe Mateo Kovaçiçit të Realit të Madridit.

Sa i përket mbrojtjes, në këtë repart mund të thuhet se Milani veçmë ka bërë belrjen e parë të sezonit, duke sjellë në “San Siro” futbollistin e Viljarealit, Mateo Musakio. Ky i fundit ka refuzuar rinovimin e kontratës me “nëndetësen e verdhë”, duke ju bërë me dije drejtuesve të skuadrës së tij se dëshiron të luajë te Milani, ku e pret një kontratë prej 3 milionë eurove në sezon.

Leave a Reply