10 vite nga goli më i bukur i Messit (VIDEO)

Sot mbushen plotë 10 vite nga ndoshta goli më i bukur i Lionel Messit. Më 18 prill të vitit 2007 i magjikshmi Messi thjesht luante si macja me miun me futbollistët e Hetafes, ku pas një solo aksioni të filluar që nga gjysmëfusha e Barcelonës realizoi një ndër golat më të bukur me fanellën e Barcelonës në karrierën e tij.

Messi këtë super gol e realizoi në minutën e 28-të në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Barcelona shënoi fitore me rezultatin 5:2 në këtë përballje, ndërsa Messi shënoi edhe një gol tjetër, mirëpo edhe ky rezultat nuk u mjaftoi “katalunasve” atë kohë për të prekur finalen e madhe, pasi në ndeshjen e kthimit Hetafe kishte mundur ata me rezultatin e thellë 4:0.

Golin e Messit ndaj Hetafes shumica e krahasonin me atë gol legjendar të bashkëkombasit të tij, Diego Armando Maradona të shënuar në kuadër të Botërorit të vitit 1986 në Meksikë kundër Anglisë, në të cilën ndeshje kombëtarja argjentinase kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1.

 

 

Leave a Reply