Edhe të rinjët e Shkëndijës në finale të Kupës!

Përveç ekipit të parë të Shkëndijës që do të luajnë në finale e Kupës së Maqedonisë ndaj Pelisterit me 17 maj, në garë për të marrë këtë trofe do të jenë edhe të rinjët e këtij klubi.

Është gjenerata U16 e “kuqezinjëve” që ka siguruar finale e Kupës, pasi në gjysmëfinale eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4:3 Nju Stars-in nga Shkupi. Takimin e dytë të zhvilluar në Tetovë, të përzgjedhurit e Taxhedin Kasamit e mbyllën me barazim 1:1, ndërsa kaluan në finale falë fitores 2:3 të shënuar në takimin e luajtur në Shkup.

Shkëndija U16 në finale të Kupës së Maqedonisë do të përballet me skuadrën e Metallurgut të Shkupit.

Leave a Reply