Advokat merr drejtimin e Holandës, Rud Gulit ndihmës i tij

Dik Advokat është trajneri i ri i Holandës. Është kjo hera e tretë që strategu 69-vjeçar do të marrë drejtimin e “tulipanëve”, të cilët janë rrugës për të munguar edhe në kampionatin e dytë me rradhë të rëndësishëm futbollistik.

Më parë ai e ka drejtuar atë në vitet 1992-1994  dhe në vitet 2002 – 2004. Ndihmës i Dik Advokat do të jetë Rud Gulit.

Dik Advokat aktualisht është në krye të skuadrës së njohur turke të Fenerbaçes, nga e cila skuadër do të largohet në fund të sezonit.

Rikujtojmë në vitin 2004 Holanda nën drejtimin e Dik Advokat preku gjysmëfinalen e Evropianit, mirëpo tani strategu holandez do të ketë një detyrë shumë të vështirë për t’ia arritur qëllimit që me “portokallinjët” të sigurojë një vend për në Botërorin e vitit 2018-të në Rusi.

Aktualisht Holanda pas 5 ndeshjev etë zhvilluara në grupin kualifikues “A” mban pozitën e katërt me 7 pikë të tubuara, 3 më pak se kombëtarja e dytë në renditje,Suedia dhe 6 më pak se kryesuesit e Francës.

Leave a Reply