Shkupi U18 mundi Shkëndijën

Gjenerata U 18 e Shkkupit ka mundur minimalisht 1:0 Shkëndijën në ndeshjen e javës së 19-të. Në një ndeshje të balansuar, kadetët e Shkupit i’a dolën të mundin moshatarët e tyre të Shkëndijës, të cilët edhe përkundër dëshirës së madhe për të triumfuar, në fund për në Tetovë u kthyen duarzbrazur.

Episodi që vulosi fatin e takimit ndodhi në minutën e 36-të kur Besart Kalisi shënoi në portën e skuadrës tetovare, duke i dhënë Shkupit epërsinë prej 1:0, që në fund  u tregua edhe si rezultat përfundimtar i këtij takimi, pasi tentativat e “kuqezinjëve” për të barazuar rezultatin nuk dhanë fryt.

Leave a Reply