Komplikohet qëndrimi Berishës te Atalanta

Qëndrimi i Etrit Berishës te Atalanta do të vendoset përfundimisht në fund të këtij sezoni. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë po zhvillon një sezon të mirë te Atalanta, me drejtuesit e këtyre të fundit që kanë ngelur tejet të kënaqur dhe që dëshirojnë ta mbajnë Berishën në skuadër edhe gjatë sezonëve të ardhshëm.

Mirëpo problemi qëndron diku tjetër, pasi Berisha te Atalanta është në formë huazimi nga Lacio, ndërsa skuadra nga Roma kërkon më shumë se 7 milionë euro për kartonin tij.

Dilemat mbetën të zgjidhen në fund të këtij sezoni, ndërsa me shumë gjasa pritet që Titi të vazhdojë të mbetet te Atalanta, pasi edhe vet ai e dëshiron një gjë të tillë.

28 vjeçari me Atalantën vazhdojnë të kërkojnë vendin e pestë në tabelë, për të siguruar biletën për Liga Evropa.

Leave a Reply