Viti 2017, Jakupi operohet, por edhe martohet (VIDEO)

Asnjëherë për një sportist nuk ka kohë të përshtatshme për tu lënduar, mirëpo duke pasur parasysh faktin se këtë vit nuk ka ndonjë event të rëndësishëm si Evropian apo Botëror në karate, pauza për shkak të ndërhyrjes kirurgjike që duhet ti nënshtrohet Berat Jakupi  javën e ardhshme, vjen në momentin e duhur, pasi ai më pas pritet të organziojë dasmën e martesës.

“Ndoshta do e them këtu për herë të parë, por unë javën e ardhshme duhet të operoj krahun e majtë dhe nuk do jem në proces stërvitror për dy tre muaj” – tha Berat Jakupi mbrëmë në emisionin sportiv “Sportmania” të udhëhequr nga Faton Zylbehari në TV Shenja, ku i pyetur se çfarë pret në vitin 2017-të, Jakupi erdhi me përgjigjen: “Po medalje nga kampionati Botëror nuk kam, ashtu që do e kompenzojë me martesë” .

Ishte kjo një përgjigje shumë e bukur që na la të kuptojmë se Jakupi këtë vit më në fund do i thotë lamtumirë beqarisë, ndërsa si një kampion i vërtetë ai foli edhe për sfidat që e presin dhe pritjet që ka për dy evropianet e ardhshme dhe Botërorin e vitit 2018-të, gjitha këto para Olimpiadës së vitit 2020 në Tokio, ku Berati shpreson se do të jetë pjesë e këtij eventi madhështor, që është ëndërr e çdo sportisti.

Emisioni Sportmania

Публикувахте от Tv Shenja в 8 май 2017 г.

Leave a Reply