Jardim: Duhet të japim më shumë se maksimumi, nëse duam kualifikim

Trajneri i Monakos, Leonardo Jardim, para mediave për ndeshjen ndaj Juventusit është shprehur se skuadrës së tij i nevojitet të bëjë diçka më ndryshe nga takimi i parë, nëse dëshirojnë finalen e Kardifit.

“Është e qartë që Juventus na ka vendosur në një situatë të vështirë. Na duhet të japim më shumë se maksimumi nëse duam kualifikimin. Juventus ka avantazh dhe të gjithë mendojnë se do të jetë e vështirë për ne. Na duhet që të ndryshojmë disa gjëra pasi nëse do të përdorim të njëjtën strategji jemi te humbur”, është shprehur para mediave Jardim.

Leave a Reply