Vetëm dy skuadra janë kualifikuar, pasi kanë humbur në shtëpi

Në histori të Ligës së Kampionëve, qëndrojnë vetëm dy skuadra që kanë siguruar kualifikim të mëtejshëm në fazën me eliminim direkt, pasi kanë humbur ndeshjen e parë në shtëpi. E para është Ajaksi që në vitin 1996 eliminoi Panatinaikosin, ndërsa skuadra e dytë është Interi që në vitin 2011, pasi humbi në shtëpi nga Bayerni, në “Alianz Arena” siguroi kualifikimin.

Një gjë të tillë pretendon ta bëjë edhe Monako sonte ndaj Juventusit në Torino, me francezët që humbën ndeshjen e parë të gjysmëfinales me rezultat 0:2. Nëse francezët arrijnë të përmbysin disavantazhin dhe kualifikohen në finale, bëhen skuadra e tretë në histori të Ligës së Kampionëve pas Ajaksit dhe Interit që eliminojnë një skuadër në mënyrë të tillë.

Sa i përket Monakos, skuadra nga Principiata nuk ka fituar asnjë ndeshje në Itali, ndërsa as Juve nuk ka statistika të mira me skuadrat franceze, pasi regjistron vetëm 1 fitore në 11 ndeshjet e zhvilluara më herët.

Leave a Reply