Fatlum Zhuta rikthehet fuqishëm në ringun e boksit (FOTO)

Fatlum Zhuta është rikthyer fuqishëm në ringun e boksit pas pauzës prej 8 muajsh. Boksieri strugan mbrëmë në Oregon (Medford), në kategorinë “Super Middleweight” mundi boksierin amerikan, Rafael Valencia, edhe atë pas 4 raundeve, me rezultatin 2:1. Dy gjyqtarët kanadez  i dhanë fitoren Zhutës, duke e vlerësuar fitoren e tij me rezultatin  40:35, ndërkohë arbitri nga Kalifornia kishte votuar me rezultatin 38:39 në favor të boksierit amerikan.

Ishte kjo hera e parë që Zhuta boksoj në kategorinë “Super Middleweight”, duke pasur parasysh se Zhuta deri më tani ka dalë në ring në kategorinë “Middleweight”.

“Ndeshja është dashtë të jetë 6 raunde dhe 160 paund ose 72 kg, ndërsa kundërshtari nuk mundeshte të zbrez në 72 kg, duke kërkuar nga unë që të kaloj një kategori më lartë për këtë ndeshje dhe të boksoj në 4 raunde. Pas konsultimeve me stafin tim vendosëm që të pranojmë një gjë të tillë. Unë normal boksoj në kategorinë “Middleweight” 160 paund, ndërsa këtë rradhë boksova një kategori më lartë “Super Middleweight”, që nuk është pesha ime. Unë në këtë mënyrë rrezikova, por gjithsesi në fund gjithçka u mbyll me sukses, ashtu që jam I lumtur” – u shpreh drejtëpërdrejtë nga SHBA-të për “infOSport.mk”, Fatulm Zhuta.

Ishte kjo fitorja e katërt në boksin profesionist për Fatlum Zhutën, i cili 3 prej tyre i ka fituar me nokaut, ndërkohë në anën tjetër për Rafael Valencia ishte kjo disfata e 6-të në meçin e tij të 10-të në boksin profesionale.

Meçin e rradhës Fatlum Zhuta do ta ketë me datë 10 qershor në Nju Orlins, ndërsa për kundërshtarin e tij do ju njoftojmë në kohën e duhur vetëm pasi të zyrtarizohet i njëjti.

Leave a Reply