Usain Bolt “përforcim” i radhës i Borusia Dortmundit

Atleti xhamajkan Usain Bolt ka njoftuar se së shpejti do të jetë pjesë edhe Borusia Dortmundit dhe do të fillojë me stërvitje.

“E kemi vendosur, do të stërvitem me ta. Të shohim si do të ecin seancat. Nëse jam mirë, do të luaj. Nëse nuk jam mirë, do të mbyll gojën e do të largohem”, kë thënë Bolt.

Bolt do të tërhiqet nga atletika pas Botërorit të Londrës (5-13 gusht), kështu që stërvitja e tij me një nga klubet më të mëdha gjermane do të nisë vetëm pas kësaj periudhe. Bolt në në karrierën e tij ka të fituar 8 medalje të arta në 3 Olimpiada.

Leave a Reply