Sulmuesi i Kombëtares shqiptarem Sokol Cikalleshi vijon të shkëlqejë edhe me fanellën e Bashakshehirit. Cikalleshi arriti të shënojë edhe një gol tjetër me fanellën e skuadrës turke gjatë fazës përgatitore, teksa këtë herë ka qenë skuadra holandeze e Viteses që e ka pësuar.
Sulmuesi shtatlartë realizoi golin e barazimit për Bashakshehirin në minutën e 82-të, derisa golin për skuadrën holandeze të Viteses e realizoi Ten Teije në minutën e 72-të.
Te Vitese gjatë gjithë ndeshjes luajti edhe futbollisti shqiptarë nga Kosova, Milot Rashica, i cili ishte ndër futbollistët më aktiv në fushën e blertë.

Ndërkohë një ngjarje për t’u shënuar ka ndodhur në fillim të ndeshjes, pasi futbollistët e të dyja skuadrave kanë shpalosur një baner në mbështetje të futbollistit të Ajaksit, Abdelak Nuri, i cili para disa ditësh ra pa ndjenja në fushë dhe tashmë nuk mund të luajë më për shkak të problemeve në shtyllën kurrizore.
| Vitese – Istantbul Bashakshehir 1-1 (0-0) |
| ’72 Ten Teije 0-1; ’82 Cikalleshi 1-1 |
| Istanbul Bashakshehir: |
| Volkan, Caicara, Attamah, Mahmut, Clichy, Irfan Can, Emre, Visca, Mossoro, Elia, Adebayor (Cikalleshi) |
| Vitesse: |
| Pasveer, Dabo (’82 Lelieveld), Kashia, Kruiswijk (’75 Van der Werff), Büttner (’82 Faye), Bruns, Serero (’82 Colkett), Foor, Rashica, Ten Teije, Linssen |
