Lazim Destani nga aeroporti i Shkupit ju dëshiroj fat futbollistëve për në Milano

Numri një i Shkëndijës, Lazim Destani sot në aeroportin e Shkupit mirëpriti futbollistët e skuadrës së tij, duke iu dëshuruar atyre fllimisht një udhëtim të këndshëm për në Milano, dhe më pas edhe një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër gjigandëve të Milanit, me të cilin do të mburreshin gjithë shqiptarët ane mbanë Botës.

Ai para futbollistëve mbajti një fjalim të shkurtë, të cilin ua sjellim më poshtë: “Përshëndetje “Shkëndija”!

Më vjen shumë mirë që fluturimi sot na qëlloi në të njejtën kohë.

Ju fluturoni drejt Milanos ndërsa unë drej Dyzeldorfit por patjetër që ditën e ndeshjes suaj me Milanin, takohemi së bashku në ‘San Siro’.

Të dashur futbollistë, kam kënaqësinë që po ju shikoj me këtë pamje të bukur, me një veshje uniforme, siç u ka hije skuadrave të mëdhaja kur nisen drejt sfidave të nivelit më të lartë që njeh futbolli europian.

Përshëndetje të veçantë patjetër që meritoni ju stafi teknik Shkëndijës, nën udhëheqjen e trajnerit Qatip Osmani, i cili tashmë po e drejton skuadrën e tij të guximshme edhe në arenat europiane, përballë skuadrave elitare të futbollit botëror, siç është Milan.

Pra kështu siç po ju shoh të shoqëruar edhe nga presidenti i klubit Visar Bexheti, kam kënaqësinë të gjithëve së bashku t’ju uroj fluturim të këndshëm.

Me besimin e plotë që kam ndaj jush, uroj gjithashtu që në përballjen me Milanin, me guxim e mençuri në fushën e gjelbër ta jepni maksimumin dhe të dilni që andej, kryelartë, me dinjitet e me fitore!

Mirupafshim në “San Siro””.

 

 

Leave a Reply