Herrera vazhdon dashurinë me Junajtedin

Mesfushori spanjoll, Ander Herrera pritet të vazhdojë kontratën e tij me Mançester Junajtedin. Ai pritet që të nënshkruajë kontratë të re me kushte më të mira brenda dy muajve të ardhshëm, shkruan “Manchester Evening Neës”.

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në fund të këtij sezoni, por “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta mbajnë edhe më tej atë në “Olld Traford”.

Herrera te Mançester Junajtedi u transferua në vitin 2014 nga skuadra spanjolle e  Atletik Bilbao për shifrën e 40 milionë eurove.

Gjatë periudhës së kaluar te Junajtedi, 28-vjeçari Herrera ka zhvilluar plotë 126 ndeshje, duke realizuar 15 gola.

Leave a Reply