Baldovaliev festoi si Kristiano Ronaldo! Mësojeni arsyen (VIDEO)

Zoran Baldovaliev dy golat e shënuar ndaj FC Shkupit në ndeshjen e javës së 10-të në elitën e futbollit vendor i festoi në një mënyrë më ndryshe se bënte gjatë golave të shënuar më parë, shkruan “infOSport.mk”.

Ai pas shënimit të golave festoi në stilin e Kristiano Ronaldos, ndërsa në një bisedë për “infOSport.mk”, Baldovaliev tregoi edhe arsyejën.

“Një gjë të tillë bëra për djalin tim. Ai më tha se nëse shënoj të bëjë si Ronaldo. Në shtëpi luajmë “playstation”, ai gjithnjë luan me Realin e Madridit, dhe kur shënon bënë si Kristiano. Ai më pyeti edhe mua pse kur shënoj nuk bëjë një gjë të tillë edhe unë, ndërsa pas një kërkesë të tillë isha i detyruar që t’ia plotësojë dëshirën” – tha Zoran Baldovaliev.

Falë “dopietës” së tij Akademia Pandev të shtunën mundi Shkupin, duke vazhduar të befasojë me rezultate pozitive në debutimin e saj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

BALDOVALIEV SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ SHKUPITA. PANDEV – SHKUPI 2:0(Z. Baldovaliev 90')

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

Leave a Reply