10 futbollistët që Milani pritet ti largojë

Milani absolutisht është skuadra më aktive në merkaton e kësaj vere, duke zyrtarizuar 6 blerje deri më tani, ndërsa janë shumë fare pranë zyrtarizimit të blerjes së 7-të, Andrea Kontit nga rradhët e Atalantas.

Shifra totale e harxhuar deri më tani nga ana e drejtuesve të Milanit kap shifrën prej 132 milion euro, ndërsa nëse të njëjtës i shtohet edhe shuma prej 22 milion euro, kjo shifër shkon në plotë 154 milion euro.

Kundrejt këtyre blerjeve, është më se evidente se do të ketë edhe largime, ndërsa “Goal.com” ka piketuar një 10-she të futbollistëve të Milanit të cilët duhet ta lënë ekipin e tyre këtë sezon.

Sipas tabloidit britanik bëhët fjalë për Baka, De Shiljo, Lapadula, Kuçka, Paleta, Bertolaçi, Niang, Vangioni, Hose Mauri dhe Rodrigo Ely.

Sipas britanikëve këta futbollistë më nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Vinçenco Montella, ashtu që shitja e tyre do të përforconte edhe më shumë gjendjen financiare të Milanit.

 

Leave a Reply