Milevski prezantohet edhe zyrtarisht si trajner i shpresave të Maqedonisë

Bllagoja Milevski sot edhe zyrtarisht është promovuar se trajner i ri i shpresave të Maqedonisë. Strategu shkupjan i cili ka shënuar suksesin më të madh në historinë  e futbollit reprezentues, sërish kthehet për të udhëhequr Maqedoninë U21, me të cilën në vitin 2017-të kishte siguruar një vend për në Kampionatin Europian në Poloni.

Seleksionuesi i ri i vjetër është optimist se edhe me gjeneratën që ka në disponim mund të arrijë që të luaj në një Europian, sidomos kur tashmë numri i përfaqësueseve në një kampionat është rritur në 16 kombëtare.

“Qëllimi im është kualifikimi në Kampionat Europian. Nuk duhet të krijohet presion ndaj futbollistëve, që një gjë e tillë me çdo kusht duhet të arrihet, mirëpo nëse na jepet rasti duhet ta shfrytëzojmë. Pavarësisht rezultateve jo të mira në disa nga eliminatoret e fundit, besoj se do të luajmë shumë më mirë dhe se do të arrijmë rezultate shumë më të mira” – tha Bllagoja Milevski në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

 

Leave a Reply