Milot Rashica në formacionin e javës në Bundesligë

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica po kalon momente shumë të mira në kampionatin gjerman me skuadrën e Verder Bremenit. Rashica në fundjavë ndihmoi skuadrën e tij me 1 gol në fitoren 3:1 ndaj Majncit, ndërsa falë paraqitjes së tij dhe ndikimit që pati në rezultatin përfundimtar, kosovari është përzgjedhur sërish në formacionin e javës në Bundesligë.


Lexo gjithashtu:

Super Rashica, sërish gol për Verderin (VIDEO)


Rashica është vendosur në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe “yje” të tjerë si Da Kosta, Guerero e Poulsen.

Rashica në Bundesligë gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 19 ndeshje, duke realizuar edhe 8 gola. Ai është golashënuesi i dytë te skuadra e Verder Bremen, pas Maks Krushe, i cili njëherit kishte realizuar dy gola në fitoren e fundit 3:1 ndaj Majncit.

Leave a Reply