Akrapoviç me Lokomotivën e tij mundi A. Pandevin (VIDEO)

Lokomotiv Plovdivi që udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç ka mundur Akademia Pandevin me rezultatin 2:1, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin në Samakov. Ekipi bullgar avansoi në minutën e 18-të me golin e Birsent Karagaren. Ndeshja vazhdoi me sulme nga të dyja skuadrat, mirëpo pa ndonjë kanosje serioze drejt portave respektive.

Pjesa e dytë nisi me një lojë më sulmuese nga ana e futbollistëve të Lokomotiv Plovdivit, edhe pse të parët që u kanosën më seriozisht ishin futbollistët e Akademia Pandev, të cilët në minutën e 50-të lëshuan një rast të mirë për të barazuar rezultatin.

Lokomotiv Plovdivi u kundërpërgjigjë me dy raste të njëpasnjëshme nga ana e Ante Aralica (65’, 78’), mirëpo pa finalizim konkret, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe në anën tjetër Akademia Pandev me anë të Velinovskit në minutën e 81-të barazoi rezultatin në 1:1.

Megjithatë deri në fund të takimit, Lokomotiv Plovdivi gjeti edhe golin e dytë, që erdhi nga një penalti e përfituar nga Karagaren, me ekzekutues, Filip Mihaleviç, i cili në minutën e 85-të vendosi rezultatin përfundimtarë, Lokomotiv Plovdivi 2, Akademia Pandev 1.

LokomotivTV: Локомотив – Академия Пандев 2:1 (контрола – 08.07.2018)

Видеорепортаж от победата на Локомотив над Академия Пандев с 2:1. Попаденията за "черно-белите" реализираха Бирсент Карагарен и Филип Михалевич.

Публикувахте от Lokomotiv Plovdiv в Неделя, 8 юли 2018 г.

Leave a Reply