Murinjo paralajmron rikthimin e bujshëm sezonin e ri

Në një prononcim gjatë forumit të mbajtur nga Federata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit, Jose Mourinho ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në krye të pankinës për sezonin e ardhshëm.

“Kam vendosur të mos drejtoj asnjë skuadër deri në fillimin e sezonit të ardhshëm. Rikthimi im në pankinë duhet të jetë në një klub dhe në një kampionat që të më motivojë”, zbuloi trajneri portugez.

“Nuk jam i trishtuar për faktin që për momentin nuk po stërvis, por sinqerisht dua të rikthehem që në fazën e ardhshme përgatitore”, vijoi “Special One”.

“Portugalia. Santos nuk duhe të shqetësohet. Aktualisht nuk jam i interesuar të drejtoj kombëtaren. Jemi miq të mirë, por është një gjë që dua ta bëj përpara se të tërhiqem. Të shohim pastaj nëse do ta kem shansin”, përfundoi Jose Mourinho, sikurse raporton “O Jogo”.

Leave a Reply