Varane kërkon largimin nga Reali, Perez i vendos klauzolë 100 mln euro!

Raphael Varane po përgatit largimin e tij nga Reali i Madridit dhe afrimi i mbrojtësit brazilian Eder Militao duket se e ka sjellë edhe më afër këtë moment.

Qendërmbrojtësi kampion bote me Francën, ka biseduar me drejtuesit madrilenë dhe u ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra në merkaton e verës.

Për Varane ka shumë skuadra të interesuara, mes të cilave Juventus dhe Manchester United, ndërsa Florentino Perez duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë pa të paktën 100 milionë euro në këmbim.

Përveç kësaj shume, klubet e interesuara për mbrojtësin francez, duhet të bëjnë llogaritë edhe me një pagë të majme të tij, pasi aktualisht Varane fiton rreth 5.5 milionë euro, por në aventurën e ardhshme, kërkon të paktën 7.5.

Leave a Reply