Asamoah Gian përforcon sulmin e Kajzerispor

Reprezentuesi ganez, Asamoah Gian ka kaluar në rradhët e skuadrës turke të Kajzerispor. Për herë të fundit 31-vjeçari luante me Al Ahli në Emiratet e Bashkuara, ku në 14 ndeshje arriti që të realizojë 6 gola.

Sulmuesi ganez me skuadrën nga Superliga turke nënshkroi kontratë për dy vite e gjysmë. Në këtë mënyrë Asamoah Gian u rikthye në futbollin evropian, ku për herë të fundit luante gjatë vitit 2012-të kur mbante veshur fanellën e Sanderlendit.

Kajzerispor sezonin e fundit në Superligën turke përfundoi në pozitën e 15-të.

Leave a Reply