Duro konfirmon edhe Artim Pollozhanin te Flamurtari

Shpëtim Duro nuk ka të ndalur me transferimin e futbollistëve me të cilët ka bashkëpunuar në Maqedoni. Pasi morri Goran Siljanovskin nga rradhët e Rabotniçkit dhe Muhamed Useinin nga rradhët e Renovës, i fundit që do i bashkohet skuadrës vlonjate, është strugani Artim Pollozhani.

Lajmin për transferimin e tij në Vlorë e ka konfirmuar vetë Shpëtim Duro, në një prononcim për Supersport: “Kam përshtypjen që sot skuadra është më e plotë me ardhjen e Sidibes dhe Kamaras. Por i fundit që do të vijë është Artim Pollozhani, një futbollist që në edicionin e fundit ka qenë stabël me Shkëndijën. Pollozhani është një futbollist polivalent, i cili mbulon disa role dhe ka një gjendje të mirë fizike.”

Artim Pollozhani do të jetë afrimi i 10-të në këtë merkato të verës në rradhët e skuadrës së Flamurtarit, që dje bëri një goditje të dyfishtë, duke transferuar dyshen e Besëlidhjes, Lansinet Sidibe dhe Sekou Kamara.

Leave a Reply