Kukeli: Me fitore ndaj Izraelit t’i afrohemi vendit të tretë

Kombëtarja e Shqipërisë me disfatën e pësuar së fundmi nga Luksemburgu ka rrumbullaksuar 5 humbje radhazi, ndërsa me 11 qershor do të takohet me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusi 2018, duke dashur që me fitore, t’i mbajn shpresat gjall për vendin e tretë në grup.

“Jemi gati, mendoj se tani në lojë me Izraelin i vetmi shans është fitorja që t’i afrohemi vendit të tretë. Shpresoj që të jemi të gjithë gati për të marrë fitore”.“Nuk jemi të ngopur edhe pse arritja në europian ishte një sukses shumë i madh. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin për kombëtaren, por tashmë misioni bëhet i vështirë dhe duhet të arrijmë vendin e tretë sepse për ne vlen shumë. Në futboll gjithçka është e mundur dhe këtë e kemi treguar me fitoren në Portugali. Do të mundohemi të bëjmë një hap përpara dhe nëse fitojmë në Izrael do të jemi në rrugën e duhur”, është shprehur mbrojtwsi i Kombwtares “kuqezi”, Burim Kukeli.

Leave a Reply