Nesterovski i zhgënjyer: Në shtëpinë tonë, ndjehemi si mysafir!

Sulmuesi i Maqedonisë, Ilija Nesterovski ëshë i kënaqur me rezultatin kundër Turiqsë, por jo edhe me përkrahjen e tifozëve. Në tribunat e “Telekom Arena”-s në Shkup mbizotronin tifozët turq, që kishin ardhur për ta përkrahur përfaqësuesen e tyre, ndërsa pikërisht për këtë reagoi pas ndeshjes Nesterovski, duke i parashtruar pyetje publikut maqedonas: “Pse nuk e përkrahni reprezentacionin edhe në ndeshje më të ndryshme nga ato si me Spanjën, Italinë?

“Luajtëm kundër një përfaqësuese kualitative siç është Turqia, e cila përfshihet në Top 30 nga përfaqësueset në Evropë. Treguam që në ndeshjet e fundit po luajmë shkëlqyeshëm, por më zhgenjeu fakti se kur dola në fushë para fillimit të takimit. Luajmë në shtëpinë tonë, por ndjehemi si mysafirë. Është më të vertetë zhgenjyese kur kjo ndodhë tek ne. E dimë që kundër Spanjë do të i stërmbushur stadium, mirëpo pse nuk marrim përkrahje kur luajmë ndeshje të “vogla”. Me të vërtetë nuk e kam të qartë, por ajo është”, është shprehur Nesterovski, pas takimit me Spanjën.

Përfaqësuesja e Maqedonisë kishte raste të mira ndaj Turqisë, mirëpo nuk arriti që të rregjistrojë fitore, ndërsa pas pesë ditëve do t’i matë forcat me Spanjën në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

Leave a Reply