Hasani: Nuk kishim fat, Turqia asnjë shans te goli jonë

Përfaqësuesja e Maqedonisë e mbylli ndeshjen kontrolluese me Turqinë me barazim pa gola, duke vazhduar kështu serinë me rezultate pozitive. Barazimi ndaj Turqisë, për Maqedoninë ishte ndeshja e tretë që e mbyll pa pranuar gol.

“Ashtu si në ndeshjet eliminatore, luajtëm mirë edhe ndaj Turqisë, por përsëri nuk shënuam fitore. Dominuam në fushë gjatë 90-të minutave, ndërsa mendojë që Turqia nuk kishte asnjë rast te goli jonë. Thjesht nuk kishim fat, mirëpo e rëndësishme është që luajtëm futboll të mirë dhe nuk është e rëndësishme se kush është kundërshtari Turqia apo Spanja. Mendojë që do të vazhdojmë me këtë rritëm dhe kundër spanjollëve, por na duhet edhe më shumë mbështetje nga tifozët”, është shpehur Ferhan Hasani, pas ndeshjes me Turqinë.

Ndeshjen e radhës, Maqedonia do ta luaj me Spanjën me 11 qershor në “Telekom Arena” në Shkup.

Leave a Reply