Broja i shkruan Lampardit të shkarkuar!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja i shprehu mirënjohje ish-teknikutë Çelzit, Frenk Lampard për realizimin e debutimit me fanellën “blu” në Premierligën vitin e kaluar.

Në rrjetet sociale, 19-vjeçari i shprehi mirënjohje teknikut anglez, i cili u shkarkua dje nga posti i trajnerit të Çelzit pas një viti e gjysmë.

“Faleminderit që e bëre ëndrrën time realitet”, – shkruan Broja për ish-teknikun e Çelzit, i cili u shkarkua ditë më parë nga drejtuesit e skuadrës londineze.

Broja debutoi me ekipin e parë të Çelzit me 8 mars të vitit të kaluar në ndeshjen kundër Everton, kur “blutë” e Londrës shënonin fitore 4:0.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushë në minutën e 86-të në vend të Oliver Zhiru.

Leave a Reply