Interi bënë një goditje të mençur

Interi ka njoftuar blerjen e mbrojtësit të talentuar të Sampdorias, Milan Skriniar. Futbollisti sllovak te “neroaxurrët” arrinë për shumën prej 18 milion eurove, ndërsa ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare.

Si pjesë e këtij transferimi, Interi në drejtim të kundërt dërgon futbollistin e krahut, Xhanluka Kaprari.

Milan Skirniar ishte pjesë e kombëtares shpresa të Sllovakisë, me të cilën luajti në Evropianin e fundit në Poloni, ku falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në fund bënte pjesë edhe në formacionin më të mirë të kompeticionit në fjalë.

Sampdoria vitin e kaluar kishte transferuar sllovakun në rradhët e veta vetëm për një shifër prej 1 milion euro.

Mbrojtësi sllovak është përforcimi i dytë për Interin, pas portierit Daniele Padeli.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply