LE, raundi i dytë, Shkëndija dhe Rabotniçki në të njëjtin termin

Dy skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në Liga Evropa, Shkëndija dhe Rabotniçki të cilët kaluan me stil në raundin e dytë duke eliminuar moldavët e Daçias gjegjësisht skuadrën e Tre Pene nga San Marino me rezultatin e përgjithshëm 7:0, në ndeshjet e para të raundit të dytë do të jenë nikoqir.

Që të dyja skuadrat, ashtu siç njoftoi UEFA do të luajnë në kohën e njëjtë, ora 18:00. Shkëndija do të mirëpret Helsinkun në Strumicë, derisa Rabotniçki në kompleksin afër FFM-së do të ndajë mejdanin me bjellorusët e Dinamo Minsk.

Që të dyja ndeshjet në program janë me datë 13 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit në fushën e kundërshtarit do të zhvillohen një javë më pas.

Leave a Reply