Junajtedi vjen me një super goditje

Sulmuesi belg i Evertonit, Romelu Lukaku sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Mançester Junajtedit.

Është tabloidi britanik “The Sun” që ka publikuar disa fotografi ku Poll Pogba po stërvitet me sulmuesin belg, i cili “Djajve të Kuq” thuhet të ju ketë kushtuar plotë 85 milion euro.

Pogba dhe Lukaku po stërviten së bashku në Los Anxheles, ndërsa sipas “The Sun”, sulmuesi belg, i cili  bënte pjesë edhe në planet e ish skuadrës së tij, Çelzit, me skuadrën nga “Olld Traford” do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 250 mijë sterlina në javë.

Leave a Reply