Osmani i lumtur me kualifikimin e Shkëndijës në raundin e dytë (VIDEO)

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani është shprehur i kënaqur me kualifikimin e “kuqezinjëve” për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Evropa. Shkëndija në ndeshjen e kthimit shënoi një fitore edhe më bindëse (0:4), nga ndeshja e parë në Strumicë, ndërsa sipas strategut “kuq e zi”, pikërisht epërsia 3:0 nga ndeshja e parë bëri që në ndeshjen e dytë Shkëndija të luaj pa shumë ngarkesa dhe të dominojë edhe ndeshjen e dytë.

“Uroj futbollistët e mi për kualifikimin në raundin e dytë. Sa i përket lojës, mendoj se ndeshja e parë në Strumicë na dha një komoditet që këtë ndeshje ta luajmë më qetë ku nuk kishin ngarkesë psikologjike, kështu që të gjithë jemi të lumtur për kualifikimin në raundin e dytë” – tha Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme ndaj Daçias.

Shkëndija në raundin e dytë do të has në një kundërshtarë më të fortë, Helsinkun nga Finlanda, skuadër kjo që eliminoi skuadrën e Connah’s Q. nga Uellsi.

Leave a Reply