Ngjarje tragjike në futbollin indonezian, portieri nga një përplasje gjen vdekjen (VIDEO)

Portieri i ekipit indonezian Persela, Choirul Huda, nuk ka mundur ti mbijetojë një përplasjeje të rëndë që pati në fushën e lojës me bashkëlojtarin e tij, Ramon Rodrigez. Ai me shpejtësi u dërgua në spital, mirëpo mjekët atje nuk mundën të bëjnë diç më tepër, vetëm se të konstatojnë vdekjen. Sipas tyre vdekja erdhi si pasojë e goditjes në kokë, dhe tronditjes në pjesë e pasme të qafës.

Ndryshe portieri  38-vjeçar i skuadrës së Persela u përplas me Rodrigezin gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Semen Padang.

Aksidenti ndodhi derisa portieri legjendar u përpoq ta spastronte një situatë, ndërsa u përplas fuqishëm në këmbët e bashkëlojtarit të tij.

“Të gjithë futbollistët pasi e përfunduan ndeshjen shkuan në spital, ku Choirul Huda veç ishte shpallur i vdekur” – tha kryetari i klubit, Ajo Santoso.

Ndeshjen e fundit dhe tragjike për Huda-n ekipi i tij e fitoi me rezultat 2:0, mirëpo kuptohet ishte kjo një ndër fitoret më të dhimbshme të skuadrës së Persela në historikun e saj.

Leave a Reply