Përfundoi aventura e Tramexanit te Sioni

Strategu italian, Paolo Tramexani  edhe zyrtarisht prej sot më nuk është trajner i Sionit. Lajmin e konfirmon prestigjiozja zvicerane, “Blick”, përcjellë “infOSport.mk”.

Edhe pse kontrata e Tramexanit me Sionin ishte valide deri në vitin 2019-të, rezultatet e dobëta vetëm 3 fitore në 12 ndeshje, bënë që presidenti i kësaj skuadre, Kristian Konstantin të ndërpresë para kohe bashkëpunimin me ish ndihmësin e De Biasit te Kombëtarja shqiptare.

Shkak për këtë vendim është bërë edhe barazimi që Sioni e arriti sot në kampionat 2:2 kundër Luganos, pikërisht ish-skuadrës së Tramexanit.

Ky i fundit mori drejtimin e stolit të Sionit pasi arriti suksese të mahnitshme me Luganon, duke e çuar këtë skuadët deri në Liga Europa. Por, si për ironi të fatit, ishte pikërisht Lugano skuadra që u bë shkak për largimin e Paolo Tramexanit nga Sioni, skuadër kjo e cila pas 12 xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit zviceran ka tubuar vetëm 13 pikë.

Leave a Reply