Remzifaik Selmani zyrtarisht te FC Ujpesht

Remzifaik Selmani prej dje edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës hungareze të FC Ujpesht. Ish futbollisti i Renovës së Tetovës ka firmosur kontratë 5 vjeçare me hungarezët, ndërsa asnjëra palë nuk ka bërë me dije shumën e transferimit.

Mesa duket talentët shqiptarë janë shpesh në “syrin vrojtues” të FC Ujpesht.

Pas lagrimit të Enis Bardhit drejt Levantes së Spanjës, futbollisti Selmani parashihet të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të kësaj merkatoje te Ujpeshti, drejtuesit e së cilës skuadër shpresojnë që tek Remzifaik Selmani të kishin gjetur zëvendësimin adekuat të futbollistit shkupjan, Enis Bardhi, që javë më parë bëri një super transferim në La Ligan spanjolle, duke nënshkruar me Levanten për një shumë prej 1.5 milio euro.

 

Leave a Reply