Numri një i UEFA-s mbërriti në Prishtinë

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin,  ka arritur në Prishtinë, ku do të takohet me drejtuesit e lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, nga presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe drejtuesit tjerë të federatës.

Gjatë ditës, i pari i UEFA-s, do të vizitojë stadiumin e Prishtinës, si dhe do të ketë takime me qeveritarë të Kosovës.

Më pas, ai do të mbajë një konferencë për media. Kjo është hera e parë që një president i UEFA-s e viziton Kosovën.

Gjithashtu kujtojmë se kjo është vizita e parë e Çeferinit që i bënë një vendi të Ballkanit, që prej se është emëruar si i parë i shtëpisë së futbollit Evropian, UEFA.

Leave a Reply